Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “kanosje’ që ka ndodhur në fshatin Koliq.

Sipas PK-së, një person ka kërcënuar me vrasje një një tjetër.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Koliq, Prishtinë 06.04.2023-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas tij kishte shtënë me armë zjarri lart dhe kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa gjatë kontrollit nuk i është gjetur asgjë e dyshuar.

 

 

 

/Llapi.info