Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku janë përdorur edhe mjete të forta, raporton Llapi.info.
Si pasojë e rrahjes janë lënduar disa persona, derisa ekipet mjekësore dhe policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ani pse s’e ka bërë të ditur fshatin në të cilin ka ndodhur rrahja.
“Ju konfirmoj se sot me datë 14.06.2020 rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në një fshat të Podujevës. Njësitë policore kanë shkuar në vend të ngjarjes së bashku me Emergjencën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Raportohet për disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetimet janë duke u kryer lidhur me rastin dhe për detaje tjera do të njoftoheni nga drejtoria kompetente rajonale”, ka thënë Hoxha.
Siç mëson Llapi.info, në këtë rrahje janë përdorur thika dhe shkopinj druri./Llapi.info