Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar dje në fshatin Lupq të Podujevës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Me urdhër të prokurorit, një person është ndaluar për 24 orë, ndërsa dy të miturit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.






