Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Pejë.KALLXO.com ka siguruar pamje të këtij incidenti.Fillimisht shihet një person duke e goditur një person tjetër, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me thikë.
Personi i sulmuar kërkon ndihmë nga disa kalimtarë.
Më pas ndërhyjnë disa të rinj dhe e largojnë personin e dyshuar nga i sulmuari.Të njëjtit më pas shihen duke e grushtuar dhe duke e shkelmuar personin që paraprakisht e kishte sulmuar viktimën dhe e kishe kërcënuar me thikë.
Lidhur me incidentin, KALLXO.com ka pyetur Policinë e Pejës.“Kemi angazhuar patrulla për identifikimin e rastit” – ka thënë për KALLXO.com Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Pejës./kallxo