Një rrahje masive ka ndodhur ditë më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.
Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar pesë persona, derisa të njëjtit janë sulmuar nga persona, të cilin ishin me vetura me targa të huaja. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme një i dyshuar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë.
“Fsh. Trudë, Prishtinë, 07.08.2021 – 17:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 10.08.2021 në vendkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor./Llapi.info
5 të lënduar nga rrahja në rrugën Prishtinë – Podujevë, 4 prej tyre u dërguan në QKUK – u sulmuan nga disa persona me vetura me targa të huaja






