Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Llapi.info ka raportuar edhe mbrëmë për këtë rast, ku nga kjo përleshje një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërkaq, sot Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor, ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Podujevë, 18.06.2021-20:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info

Rrahje në Podujevë, theret me thikë një person