Llapi.info ka raportuar sonte për një rrahje që ka ndodhur rreth orës 20;30 në një kafiteri në Podujevë.

Burime të Llapi.info kanë treguar se në këtë përleshje janë përfshirë disa persona.

Sipas këtyre burimeve, të përfshirët në këtë incident kanë përdorur edhe karriget.

Përkundër insistimit të Llapi.info, Policia e Kosovës nuk ka dhënë as edhe një detaj përkitazi me këtë rast.

Dy vetura të Policisë kanë qenë në vend –ngjarje.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

 

 

 

 

/Llapi.info