Lokale - eSIMy

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar (polic), ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet me probleme mendore për shkak se kishte sulmuar një zyrtar policor derisa ishte duke u marrë me një rast dhunë në familje duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nuk  dihen detaje tjera.

 

 

 

 

 

 

 

/llapi.info/