Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, u shfaq mjaft i dëshpëruar për humbjen e thellë ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Fieraku mohoi të ketë probleme mes grupit dhe Christian Panuccit, por pranoi se nuk e kishte mirëpritur zëvendësimin për herë të dytë radhazi, në minutën e 43-të të pjesës së parë.

“Pas Norvegjisë, një tjetër humbje dhe ndeshje e dobët? Është e vërtetë që humbëm me rezultat mjaft të thellë, duke marrë një leksion të ashpër”.

“Ka ndonjë problem në dhomat e zhveshjes? Jo, grupi është i bashkuar. Kur humbim dhe kur fitojmë, jemi të gjithë bashkë, ndaj duhet të harrojmë këto rezultate dhe të bëhemi bashkë, për të dalë nga kjo situatë”.

“Sërish u zëvendësuat në minutën e 42-të? Po, edhe me Norvegjinë u zëvendësova në të njëjtën minutë, por nuk e kuptova arsyen. Mund të them që nuk e kam pritur aspak mirë këtë”.

“Mund të besojmë te kjo skuadër? Kemi bërë dy ndeshje katastrofike dhe duhet të kthejmë faqe urgjentisht. Jam shumë i mërzitur për këtë që po ndodh. Besoj se do të arrijmë t’ia dalim”.

“Do të donit të ktheheshit pas te periudha e De Biasit? Ka kaluar tashmë ajo periudhë dhe duhet të shohim përpara. Gjithsesi mendoj se ishte një nostalgji shumë e mirë”, ka thënë Roshi. /TopChannel/