Cristiano Ronaldo është futbollisti i dytë më i dobët nga goditjet e lira në histori të Serie A, pas Camillo Cianos të Frosinones, sipas statistikave.
Sipas statistikave të Ultimo Uomo në Itali, sulmuesi i Juventusit është gjuajtësi më i dobët në histori të ligës elitare italiane pas Cianos, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo – i cili së fundmi u mund nga Lionel Messi në garë për çmimin Lojtari më i Miri i Vitit 2019 i FIFA-s – nuk ka shënuar asnjë gol nga goditjet e lira për Juventusin në ligë që prej transferimit nga Real Madridi verën e 2918-es, përkundër tentimeve të shpeshta.
34-vjeçari ta tentuar plot 18 herë dhe nuk ka shënuar asnjëherë. Vetëm Camillo Ciano, i cili luajti për Frosinonen sezonin e kaluar në Serie A, kishte bërë më shumë tentime pa shënuar gol se Ronaldo, 21 sosh.
Nëse i përfshijmë edhe tentimet në Ligën e Kampionëve, atëherë Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol nga 24 gjuajtjet e lira që i ka ekzekutuar.
15 prej gjuajtjeve të tij e kanë goditur murin mbrojtës, dy prej tyre nuk kanë qenë fare në kornizë të portës, ndërsa shtatë sosh janë mbrojtur nga portierët.
Gjatë kësaj kohe, bashkëlojtari i tij, Miralem Pjanic, e ka shënuar një gol në gjashtë tentime.