Rolls-Royce së fundmi ka prezantuar veturën ekskluzive Ghost Black Badge, që paraqet personalitetin e “errët” të versionit paraprak të këtij modeli.

Për çka dallon nga Ghosti “i thjeshtë”? 45 kilogramë ngjyrë në karroceri, që siç thonë në kompani, është arritur e zeza më e thellë në botë që ndonjëherë është vendosur në një veturë të prodhimit serik, transmeton Telegrafi.

Nëse shikoni brenda kabinës së kësaj veture, mund të shihet pikërisht ajo çfarë është pritur nga kjo veturë luksoze. Aty janë ulëset komfore, të punuara me finesë nga lëkura e butë – e aty është edhe hapësira e mjaftueshme për shtrirjen e këmbëve.

Këtë veturë e karakterizojnë një sërë detajesh ekstravagante. Për shembull, 152 diodat LED të vendosura në tabelën komanduese që sikurse një ekran digjital, e në fakt është një copë e drurit të lyer me të zezë.

Sa i përket motorit është një storie në vete, dhe nuk ka hapësirë për trajtimin e çështjes së ruajtjes së ambientit. Black Badge janë përforcuar me motorin 6.7 litra V12, që sipas të dhënave të fabrikës që e prodhon mesatarisht shpenzon 15,8 litra në 100 kilometra.

Ky motor tejet i fuqishëm prodhon 600 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që kjo veturë prej 2.500 kilogramëve të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 4,7 sekonda. Çmimi fillestar i modelit Ghost Black Badge në Britani sillet në rreth 250.000 funte.