Lokale - eSIMy

Derisa ditë më parë rekomandoi qytetarët që sipas mundësive t’i izolojnë shtëpitë e tyre, por ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se këtë vit nuk planifikohet të nisë subvencionimi i masës për izolimin e shtëpive, si masë efiçinte e energjisë.

Kjo sipas saj po ndodh pasi që ka marrë rekomandime nga ekspertët që kjo masë të mos fillojë së zbatuari këtë vit, ndonëse është konsideruar nga ana e qeverisë.

Rizvanolli theksoi se izolimi i shtëpive është diçka që është konsideruar.

“Kur flasim për efiçencë, siç kemi folur prej fillimit të mandatit, kemi folur për kompontenta të ndryshme siç është edhe izolimi i shtëpive. Tani po fillojmë me subvencionimin e pajisjeve për ngrohje duke qenë se është një skemë më lehtë e realizueshme nga ana administrative”, tha ministrja.

Ministria e Ekonomisë shtoi më tej se konteksti për të cilin po flasin, duhet pasur parasysh se skemat për subvencionimin e izolimit, si institucione kanë pak relativisht pak përvojë.

“Megjithatë, fatkeqësisht ato e kanë pasur një histori të keqpërdorimit ose mosfunksionimit të rregullt”, theksoi ministrja Rizvanolli.