Lokale - eSIMy

Sot po shënohet 5 Maji – Dita e Dëshmorëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në këtë ditë, sot është bërë rivarrimi i pesë dëshmorëve në kompleksin që gjendet në fshatin Penuhë.

Në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot janë rivarrosur dëshmorët; Fadil Talla, Haki Rekaliu, Hasan Veliu, Shaban Behrami dhe Rasim Zeka.

Postimi i tij:

Me ceremoni solemne në ditën e dëshmorëve në “Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” në Penuhë u bë rivarrimi i pesë dëshmorëve Fadil Talla, Haki Rekaliu, Hasan Veliu, Shaban Behrami dhe Rasim Zeka.

Në këtë ditë me peshë historike, i përkujtojmë dhe i nderojmë me respekt të lartë të gjithë dëshmorët e kombit që sakrifikuan më të shtrenjtën – jetën për lirinë e atdheut.

Lavdi e nderime për dëshmorët e rivarrosur!

Lavdi e nderime për të gjithë dëshmorët e kombit!