Është rinovuar çerdhja e dytë publike, e cila gjendet afër shkollave të mesme në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Objekti i çerdhes së dytë publike pas renovimit po merr formën e duhur”, shkruan Bulliqi sipër fotografive të publikuara.
Ndërkohë, ky objekt i ndërtuar për çerdhe ka përfunduar para rreth 20 vjetësh, ndërsa nuk është funksionalizuar asnjëherë. I njëjti ishte shndërruar si strehimore për qentë endacakë, teksa në vitin 2019 ishte djegur pullazi i saj.
Ndërtimi i kësaj çerdheje pati nisur menjëherë pas luftës, kurse mbeti në gjysmë për shkak të një kontesti gjyqësor në mes të punëkryesit dhe financuesit.
Ndërsa në fund të prillit të vitit 2021, në një mbledhje të Kuvendit Komunal, ishte marrë vendimi që të ndaheshin 100 mijë euro për vazhdimin e punimeve./Llapi.info
Policia jep detaje për zjarrin në objektin e çerdhes në Podujevë






