Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit dhe ka bërë rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të infektuarve, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Komuna ka apeluar qytetarët që t’i respektojnë masat anti-covid.
“Për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, Komuna e Podujevës sërish është kthyer në Zonën e Kuqe, që nënkupton kufizim të lëvizjes nga ora 21:30 deri në ora 05:00. Ndërsa, gastronomia mund të punojë deri në ora 21:30. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid”, ka apeluar komuna.
Ndryshe, me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00./Llapi.info






