OKB’ja i ka bërë thirrje palëve në veri-perëndim të Sirisë, që t’i ndalin luftimet, në mënyrë që civilët të shpëtohen. Situata doli nga kontrolli, në këtë pjesë të Sirisë, për shkak se forcat qeveritare dhe ato opozitare u përplasën me njëra tjetrën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres kërkoi nga palët që t’i ndalin luftimet, të cilat po ndodhin në Idlib, Alepo dhe rajonin Hama, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Aktivistët thonë se 43 luftëtarë dhe 5 civilë kanë vdekur gjatë vetëm gjatë ditës së hënë.
Gjithashtu edhe dy spitale raportohet të jenë dëmtuar për shkak të sulmeve ajrore.
Idlibi, pjesa veriore e rajonit Hama, dhe pjesa perëndimore e Alepos, janë territore të cilat kontrollohen që tetë vite, prej se edhe ka filluar lufta në Siri.
Rajoni është shndërruar në një qytet fantazmë, ku ndërtesat janë të shkatërruara. Në njërën anë lufton regjimi i Asadit i mbështetur nga Siria, ndërsa në anën tjetër, opozita e mbështetur nga Turqia.
Gjithsesi, edhe pse luftimet ndodhën sot, gjatë ditës është krijuar një zonë e demilitarizimit, në të cilën planifikohet që të dërgohen civilët e pambrojtur. Opozitës i është kërkuar që t’i largojnë armët dhe të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar.
Qeveria e mbështetur nga Rusia, i ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë ditës, në mënyrë që të ketë sa më pak humbje në trupat e tyre.






