Gjatë festave, por edhe pushimeve të verës, mërgimtarët janë mësuar tashmë me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.
Rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë ka bërë që kolonat të jenë deri në një kilometër në pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Mërgimtarët thonë se janë lodhur me këto pritje.
Ndonëse problemi qëndron te pala serbe, ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë ndonjë veprim.
Hiç më mirë nuk qëndron as pika kufitare në Merdare.
Edhe në këtë pikë kufitare, pritjet janë deri në tri orë.