Lokale - eSIMy

Milot Rashica mbetet kandidati kryesor për zëvendësimin e Wernerit Milot Rashica është ende në fokusin e skuadrës elitare të Bundesligës, RB Leipzig.

Lajmin e ka rikonfirmuar uebfaqja “transfermarkt.com”, faqe e specializuar për transferimin e futbollistëve. Me Werder Bremenin që është shumë afër largimit nga Bundesliga, është thënë se çmimi i sulmuesit 23-vjeçar të Kosovës do të zbresë në 15 milionë euro, transmeton KOHA.

Padyshim, Rashica mund të mbetet njeriu i duhur i cili do të mund ta zëvendësonte Timo Wernerin, sulmuesi i cili pritet t’i bashkohet Chelseat për 60 milionë euro në verë. Në edicionin 2019/20, Rashica ka luajtur në gjithsej 29 ndeshje.

Ka shënuar 10-të gola në total derisa ekipin e ka ndihmuar edhe me 6 asistime. Skuadra e tij Werder Bremen pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë me 25 pikë, tri më pak se Fortuna Dusseldorfi i Valon Berishës.