Gazetari Ridvan Berisha ka folur për përshtypjet e tij ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti,
I pyetur se a e do edhe Kurtin, siç kishte deklaruar se e do Veselin, Thaçin Ramushin e Dautin, Berisha në emisionin Natë Verë në T7 tha se nuk ka fare respekt për kryeministrin Kurti.
“Pikë respekti për të nuk kam”, ka deklaruar Berisha.
Tutje ai tha se Kurti nuk mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën sepse nuk ia lejon Amerika.
“Nuk e lënë amerikanët atë punë, jo Albin Kurti po askush nuk mundet, stopa ka rrugës”, tha ai.






