Lokale - eSIMy

Sipas rezultateve të sondazhit të cilin Llapi.info e ka publikuar të premtën në të cilin ka pasur mundësi të votoi vetëm një lexues dhe që ka zgjatur deri sot në ora 19:00, partia e parë në Podujevë del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41%.

Në sondazh kanë marrë pjesë gjithësej 587 votues.

Sipas rezultateve të sondazhit, pas Vetëvendosjes votuesit kanë votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka marrë 39%.

Më tej vjen Partia Demokratike e Kosovës me 16%.

Ndërsa krejt në fund Partia Fjala me 5%.

Votuesit në këtë sondazh kanë pasur mundësi t’a votojnë vetëm një parti politike dhe të votojnë vetëm njëherë.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet të cilat janë krejtësisht transparent.

FOTO:

Rezultate mund ti shihni edhe këtu.