Sot janë bërë 22 vjet nga rënia heroike e ish-ushtarit të UÇK-së, Besnik Restelica i cili u vra në burgun e Prishtinës nga torturat serbe.
Me këtë rast, përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, Rexhep Selimi ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, ndërsa ka treguar momentin kur Besniku u arrestua.
“Ne ato dite kur u arrestuan disa bashkeluftetare , kur edhe rane heroikisht Zahiri, Akifi e Edmondi, u arrestua edhe Besnik Restelica. Sic dihej, armiku perdorte torturat me cnjerezore kunder te arrestuarve te UCK-se, edhe ndaj Besnikut poashtu, qe t’i thyenin e t’i poshtëronin”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera Selimi ka thënë se është krenar që kishte një shok si Besniku, ndërsa e kujtoi edhe përmes vargjeve të Mujë Krasniqit.
Ja edhe postimi i plotë i Selimit:






