Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se LDK sot me aleatët e vjetër, po kërkojnë mocion votëbesimi, në kohën më të vështirë për Kosovën.
Sipas tij, LDK po kërkon mocion votëbesimi, tash kur e gjithë bota po e lufton koronavirusin.
Selimi ka theksuar se LDK bashkë me koronavirusin dhe aleatët e vjetër, po e luftojnë Qeverinë Kurti.
Shefi i deputetëve u tha deputetëve të LDK-së se “kurrë nuk do të na mposhtni, edhe po na rrëzoni”, raporton Gazeta Blic.
“Kur të shkojmë në zgjedhje, kërkoni që t’ju ndihmon Vuçiqi e Thaçi që t’i fitoni votat”, ka theksuar Selimi.
Ai ka theksuar se nuk ka sanksione nga ShBA, dhe se sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.
Ai tha se arsyeja e vërtetë është për të arritjen e marrëveshjes së dëmshme me Serbinë.





