Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që nga mbrëmë, ka bërë që në disa pjesë të vendit të ketë vështirësi në qarkullim, shkruan Llapi.info.
Reshje me intensitet të shtuar në mëngjes ka përfshirë edhe fshatin Halabak të Podujevës.
Në pamjet të cilat lexuesit i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihet se uji ka përfshirë sipërfaqet në livadhe dhe në ato rrugore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka mundësi që disa pjesë të Kosovës të përballen me vërshime për shkak të reshjeve të mëdha që kanë filluar mëngjesin e sotëm.
Sipas IHMK-së, pjesët të cilat janë më të rrezikuara nga vërshimet është lumi Llap, Prishtina me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës.
“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim./Llapi.info