Lokale - eSIMy

Disa pjesë të Podujevës, përveç shiut, janë përfshirë edhe nga reshjet e borës, shkruan Llapi.info.

E, në disa fshatra, reshjet e borës janë më të theksuara.

Në pamjet që ka publikuar “Meteo Ballkan”, shihet se në fshatin Majac të kësaj komune ka reshje të dendura të borës.

Në anën tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë reshje ët borës në Kosovë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Për të mërkurën paralajmërohet mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por në fushat termike parashihen ndryshime. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Nga dita e enjte parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.