Barcelona është klubi i njohur për mbajtjen e topit, por në Anoeta të shtunën ndaj Real Sociedadit, ata kishin vetëm 46.58 për qind të zotërimit të topit.

Ishte ndeshja e nëntë e Ernesto Valverde nga 141 takimet e tij si trajner që katalunasit kishin më pak se 50 për qind të topit.

Paraardhësit e trajnerin spanjoll kurrë nuk kanë vuajtur kaq shumë sa Valverde.

Luis Enrique kishte vetëm gjashtë herë posedimin nën 50 për qind në 181 ndeshjet e tij në stol, Tata Martino pati atë një herë në 59 takimet e tij.

Rekordi për mbajtje të topit mbahet nga Pep Guardiola, i cili vetëm një herë pati më pak se gjysma e posedimit të topit në 247 ndeshjet e tij si trajner.

Tani me El Clasicos që luhet të mërkurën, Barcelona përballet me një tjetër provë të madhe këtë javë.

Më poshtë keni takimet ku Barcelona e Valverdes pati posedimin nën 50 për qind: