Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka marrë pjesë sot në sesionin analitik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth Metodologjisë së Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian.
Sipas njoftimit për media nga Ministria e Integrimit Evropian ky diskutim kishte për fokus temat: Kosova 2020 – Si t’i qasemi dhe t’i kontribuojmë bashkërisht procesit të integrimit Evropian? Çka përmban metodologjia e re e zgjerimit? Çka ndryshon nga metodologjia aktuale? Cilat janë implikimet për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor?
Me këtë rast njoftohet se Reka theksoi se i gjithë ky proces për Kosovën duhet të kuptohet jo si obligim i vështirë por, si një udhërrëfyes për të përmirësuar situatën në Kosovë, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe rikthyer besimin e humbur të qytetarëve në Sundimin e Ligjit.
“Kjo njëkohësisht do të reflekton edhe në institucionet e Bashkimit Evropian se anëtarësimin i Kosovës është vlerë e shtuar për BE-së, e jo të vlerësojnë këtë si një barrë për familjen Evropiane. Në vazhdim të bashkëbisedimit mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit u shtruan mjaftë pyetje dhe këndvështrime për atë që e pretë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe cilat janë hapat që do të mund të ndiqeshin për të avancuar sa më shumë në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet i udhëhequr nga Kryetari i Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, Armend Zemaj u përcjell me më një prezantim të gazetares mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit nga Gjeraqina Tuhina, në cilësinë e ekspertes së angazhuar nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim GIZ respektivisht projekti i implementuar “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”.






