Regjisori kosovar, Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vazhdon protestën e tij pranë Qeverisë së Kosovës.

Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Edhe sot gjatë ditës, regjisori kosovar u pa para Qeverisë, por ndryshe nga herët e tjera ku ai dhe fliste, kësaj radhe protestonte në një mënyrë tjetër.

I ulur në tokë, Plakolli kishte vendosur që në gojë të vendoste ngjitës.

Në protestën e kaluar, regjisori kosovar kërkonte llogari nga kryeministri, Albin Kurti të cilit i thoshte “Hajde të njoftojë me hajnat e VV-së”