Në ditën e fundit të këtij viti, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Handikos.
Reçica pas shpërndarjes së dhuratave tha se me këtë veprim po duan të tregojnë përkushtimin që e kanë ndaj këtyre kategorive.
“Të tregojmë përkushtimin që e kemi ne si institucione ndaj këtyre kategorive. Ky angazhimi yni i sotëm është vetëm një obligim i vogël që ne kemi karshi këtyre fëmijëve që në këtë ditë të fundit të këtij viti t’i gëzojmë duke i vizituar dhe duke iu treguar atyre se ne do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë që mirëqenia e tyre të ngritet”, tha ai.
Ministri Reçica përmendi ligjin gjithëpërfshirës, që sipas tij, me miratimin e tij do të avancohen të drejtat e këtyre kategorive.Ndërkaq, drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, tha se ndjehen të nderuar nga vizita dhe dhurata që ministri ka bërë për fëmijët e Handikos-it.







