Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka deklaruar se pas një takimi që ka pasur me udhëheqësit e departamenteve në ministrinë që ai drejton, është ndarë i kënaqur me rezultatet e arritura.
Megjithatë ai ka shtuar se duhet një angazhim më i madh në këtë fundvit me qëllim të zbatimit të plotë të planit dhe arritjen e objektivave të parapara.
“Gjatë takimit me udhëheqësit e Departamenteve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kryeshefat e Agjencive diskutuam lidhur me zbatimin e planit të punës së Ministrisë gjatë këtyre nëntë muajve.Jam i kënaqur me rezultatin e zbatimit të planit të punës, mirëpo duhet një angazhim më i madh këtë fundvit, me qëllim të zbatimit të plotë të planit dhe arritjes së objektivave të parapara si dhe tejkalimit të vështirësive eventuale”, ka shkruar Reçica në Facebook.






