Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Sipas studimeve, njerëzit të cilëve u duhet më shumë se 15 minuta për t’i zënë gjumi rrezikohen disa herë më shumë nga tensioni i lartë i gjakut. Kjo do të thotë se sa më shumë kohë të ketë nevojë njeriu për ta zënë gjumi, aq më i lartë është rreziku.

Çfarë është pagjumësia kronike?

Pagjumësia kronike ka të bëjë me vështirësinë për të fjetur që zgjat për më shumë se gjashtë muaj. Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike zgjohen shpesh gjatë natës dhe e kanë të vështirë t’i rikthehen gjumit. Ndonëse pagjumësia cilësohet si një çrregullim i orëve të vona, disa studime sugjerojnë se ajo ka të bëjë me gjendjen hiperaktive që zgjat 24 orë. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia nuk janë të lodhur apo të plogësht gjatë ditës.

Problemi në këtë rast qëndron në faktin se ata e kanë të pamundur të qetësohen dhe të flenë. Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Të dhënat më të fundit tregojnë se medikamentet nuk ofrojnë kurrsesi një zgjidhje të mirë dhe pa efekte anësore që mundësohet nga kurat natyrale.

Receta e duhur për një gjumë të qetë

Përbërësit:

200 ml qumësht,

1 lugë çaji me mjaltë,

1 pikë ekstrakt vaniljeje.

Udhëzimet:

Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin. Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, pagjumësia nis e nuk bëhet më problem. Madje mund t’ia ndjeni efektin që në filxhanin e parë.

Suksesi i kësaj kure i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.

Qumështi

Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit. Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues.

Mjalti

Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin. Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle. Gjatë ditës nivelet e kësaj substance të njohur si glikogen bien dhe e detyrojnë trurin të jetë aktiv dhe të kërkojë ushqime të pasura me të gjatë natës. Mjalti stimulon edhe një reagim kimik që përmirëson çlirimin e melatoninës në tru.

Ekstrakti i vaniljes

Pagjumësia rëndohet nga mendimet e njëpasnjëshme që nuk kanë të sosur. Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se aroma e vaniljes ka aftësi qetësuese për trurin dhe zbut ankthin. Për më tepër, aroma e vaniljes pakëson episodet e marrjes së frymës gjatë gjumit me të paktën 36%./agroweb