Me situatën që po kalon Real Madridi, James Rodriguez dhe Gareth Bale, janë bërë problem i madh për klubin spanjoll.

Los Blancos po tentojnë që ta shesin dyshen në këtë afat kalimtar, mirëpo deri më tani kanë hasur në vështirësi rreth shumës së kërkuar dhe ofertat që kanë pranuar.

Napoli kishte tentuar ta transferonte kolumbianin, por kishte ofruar një shumë të vogël parash, e që kjo ka bërë që Atletico Madrid të futet në garë për të.

Los Cholchoneros po tentojnë transferimin e Jamesit, mirëpo Real Madridi po refuzon shitjen e lojtarit te rivali i qytetit.


Sipas asaj që raporton AS, kampioni i tre fishtë i Ligës së Kampionëve po refuzon që ta shesë edhe një lojtar te Atletico, pasi e la Marcos Llorenten ditë më parë që t’u bashkohet atyre.

Presidenti Florentino Perez ka vendosur që mos ta shesë Jamesin te rivali i tyre lokal, duke negociuar edhe më tej me Napolin për shitjen e lojtarit.