Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka vendosur që të mos e transferojë yllin e Chelseat, Eden Hazard, raporton AS.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se trajneri spanjoll dëshiron t’i besojë dyshes sulmuese, Isco dhe Marco Asensio, transmeton Koha.net.
Megjithatë thuhet se Lopetegui është tërhequr edhe për shkak të kërkesës së lartë të Chelseat për ta lënë të lirë yllin belg, dhe Reali nuk dëshiron të shpenzojë aq shumë para në një lojtar të vetëm.
Chelsea ka kërkuar 200 milionë euro për ta lënë të lirë numrin 10-të të skuadrës.






