Real Madrid ka siguruar nënshkrimin e Christian Eriksenit dhe tashmë ka kryer gjysmën e punës.
Klubi spanjoll ka arritur tashmë një marrëveshje personale me danezin, i cili do të prezantohet gjatë verës te Los Blancos.
Marrëveshja gojore midis palëve është arritur dhe do të ketë pagë më të lartë sa merr prej katër milionëve neto te Tottenham Hotspur.
Madridi tashmë ka hyrë në bisedime me londinezët në mënyrë që të mbyllë transferimin, e cila duket se nuk do të jetë e komplikuar pasi ekzistojnë marrëdhënie të mira mes dyja ekipeve.
Madrid ka pyetur fillimisht Tottenhamin për mesfushorin në fund të vitit 2018 dhe mori një përgjigje të fortë: çmimi ishte 250 milionë euro.
Megjithatë, Eriksen ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe kjo ka bërë që çmimi të bije në 150 milionë.
Ndryshe, kujtojmë se futbollistit kontrata me ekipin anglez i përfundon në verën e vitit 2020.