Real Madridi thuhet se është futur në garë për transferimin e Jadon Sanchos nga Borusia Dormundi në afatin kalimtar veror.

Daily Mail raporton se Los Blancos po i rivalizojnë Djajtë e Kuq për të marrë nënshkrimin e anësorit anglez që po shkëlqen te skuadra gjermane.

Sancho tashmë i ka bërë me dije Dortmundit se dëshiron të largohet nga gjermania në afatin e verës, duke alarmuar një numër të madh të skuadrave.

Mediumi anglez raporton se Unitedi është favorit për të transferuar atë, mirëpo që tani edhe Real Madridi është futur në garë.


Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do të lejojë largimin e lojtarit nën shumën e 120 milionë eurove.

Në garë për Sanchon besohet të jenë edhe Barcelona, Chelsea e Manchester City.