Real Madridi është duke planifikuar ta shesë mesfushorin Isco, gjatë verës bën të ditur “AS”.
Me gjithë dëshirën e trajnerit Zinedine Zidane, për ta mbajtur mesfushorin, një ofertë e madhe mund të ndryshojë mendimin e zyrtarëve të klubit.
Madrilenët po planifikojnë shitjen e Iscos dhe me paratë e mbledhura ta transferojnë Eden Hazardin nga Chelsea, transmeton KTV.
Isco me rikthimin e trajnerit Zidane te “Mbretërit”, është rikthyer edhe në formacionin bazë.