Real Madrid është gati që t’ia ofrojë nëntë milionë euro Raphael Varane-s.
Kështu, atij do t’i rritet paga nga 6 milionë euro në vit në nëntë milionë.
Sipas AS, Juventus, Barcelona dhe Manchester United po e përcjellin nga afër situatë ne francezit, pas raporteve që ai pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, Zinedine Zidane është i dëshpëruar për ta mbajtur atë në Real Madrid.