Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se ndalimi për të hyrë në Kosovë ishte “një tjetër provë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është “një gënjeshtar” dhe përsëri shkeli të gjitha marrëveshjet.

“Ramush Haradinaj dhe qeveria e tij kanë dëshmuar edhe një herë se janë gënjeshtarë që nuk duan serbë në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ata e duan territorin, ata duan tokën”, transmeton Klan Kosova.