Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëherit edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin i ndalohet liderit të VV-së, Albin Kurtit, pjesëmarrja në zgjedhje.
Osmani, në një postim në Facebook ka shtuar se Kurti, sipas saj, do të je do të bëhet kryeministër i Kosovës më 14 shkurt.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar ajo.






