Lokale - eSIMy

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nëpërmjet zëdhënësit Hami Aksoy, ka reaguar në lidhje me vendosjen e marrëdhenieve diplomatike.

Zotimin për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Turqia e ka vlerësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombëve të Bashkuara.

“Zotimi i Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare përfshirë rezolutat e adaptuara të OKB për këtë çështje” thuhet në përgjigjen e Aksoy.

Një hap i tillë nga Kosova, sipas Turqisë, nuk i shërben kauzës palestineze dhe e minon vizionit për zgjedhjen e dy shteteve.