Lokale - eSIMy

Deputeti serb i SLS-së, Sllobodan Petroviq është sulmuar sot fizikisht nga dy persona.

Në lidhje me këtë sulm, në polici janë arrestuar dy persona.

E personat e arrestuar, Millan Kostiq e Nenad Miliçeviq të dy janë pjesë e Listës Serbe.

Pikërisht kjo e fundit ka reaguar përmes një kumtese për media.

Sipas tyre, ishte pikërisht Petroviq ai i cili e sulmoi anëtarin e Listës Serbe, Millan Kostiq.

Lista Serbe thotë se Kostiq u qëllua me telefon në kokë nga Petroviq.

“Kostiq, i cili para LS-së, u emërua si komisioner në Priluzhë, pa asnjë arsye, u sulmua nga Petroviq në një restorant në Prishtinë, i cili sipas Kostiq u qëllua në kokë me telefon mobil”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Haradinaj i cili këto akte i ka quajtur të papranueshme.