Lokale - eSIMy

Diplomatja gjermane Susanne Schutz ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Schutz përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet.

“Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz.

Schutz është drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.