Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka reaguar pasi në fshatin Zhiti të kësaj komune, njëri nga vëzhguesit e procesit zgjedhor ka mbajtur maskë me numrin e kandidatit të LDK-së, raporton Llapi.info.

VV ka thënë se ky vëzhvgues, sipas tyre, ka thyer rregullat esenciale të zgjedhjeve.

Vëzhguesi i LDK-së then rregullat esenciale të procesit zgjedhor

“Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajtë maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari. Një sërë parregullësish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor. Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. LDK le t’i ndaloj urgjentisht veprimet e tilla”, thuhet në reagim./Llapi.info