Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, ka reaguar pasi ndaj tij është ngritur padi nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Podujevë, Pajtim Balaj, raporton Llapi.info.
Llapashtica në një postim në Facebook, ka shtuar se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në seancën e Kuvendit Komunal, teksa shton se është i gatshëm edhe për këtë padi.
“Nga pa aftësia dhe mungesa e profesionalizmit për kryerjen e detyrës së drejtorit të zhvillimit ekonomik dhe tentimi i kalimit te draftë rregullores diferencuese ekonomike për punën e bizneseve në komunën e Podujevës nga debati i seancës së fundit i paska dhimtë fortë drejtorit Pajtim Balajt si dhe demaskimi i tij dhe rrethit të tij në shërbim 20 vjeçar me LDK-në e plakur. Pajtimi qenka munduar me shpërla veten përmes rrjetit social se kam ngritur padi sot. Pajtim jam i gatshëm për çdo ballafaqim dhe mos harro se qendroj prapa deklarimit tim ne kuvend. Mos harro se nuk mundesh me u amnistu ju dhe rrethi juaj për gjendjen 20 vjeqare në Podujevë vetëm pse keni kaluar në majtist ose jeni shartuar. Të njoftoj prapë se demaskimi dhe qëndrimet e mia politike në kuvend dhe para çdo organi do të jenë të njejta. IDENTITETI I NJERIUT NUK NDËRROHET SIPAS APETITEVE DHE INTERESAVE PERSONALE”, ka shkruar ai.
Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, ka ngritur sot padi ndaj këshilltarit komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica.
Kështu ka bërë të ditur vetë Balaj në një postim në Facebook, teksa ka thënë se në drejtim të tij është shpifur se ka përfituar subvencione./Llapi.info






