Lokale - eSIMy

Skuadra e Llapit nuk e ka nisur fare mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi në gjashtë ndeshjet e para – s’ka fituar asnjë duel, ka humbur katër e ka barazuar dy herë.

Tifozët e Llapit, “Ultras Legjendat” kanë shpërthyer në rrjetin social, Facebook – ku thonë se problemi qëndron tek lojtarët, e jo tek kryesia e trajneri.

Ata thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi dhe se nëse vazhdojnë me rezultate negative, s’do t’i lejojnë lojtarët të stërvisin.

Ja njoftimi i plotë:

Të dashur llapjanë!Po shkruajmë këtë reagim në lidhje me rezultatet e dobëta të skuadrës tonë të qytetit,…

Gepostet von Ultras Legjendat am Dienstag, 20. Oktober 2020