Kevin De Bruyne ka thënë se ai nuk është shqetësuar që Manchester City dështoi të nënshkruajë me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, këtë verë.

City ishte shumë i lidhur me një transferim të madh për Messin, i cili kërkoi të largohej nga Barcelona pasi dorëzoi një kërkesë largimi muajin e kaluar.

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë bëri një kthesë të madhe në të ardhmen e tij duke vendosur të mbetet deri në fund të kontratës, e cila skadon më 2021.

Një goditje e madhe ishte kjo për Cityn, të cilët thuhet se ishin në pozicion të mirë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, por De Bruynes Bruyne nuk i intereson që ata nuk nënshkruan me Messin.


“Të them të drejtën nuk e mendova vërtet. Nëse do të mund të kishte ndodhur, do të kishte ndodhur”, ka thënë fillimisht De Bruyne për Daily Mail.

“Nëse mund ta merrni Messin në ekipin tuaj, gjithmonë do ta bëni. Unë mund ta shoh nga një këndvështrim i lojës dhe veçanërisht si një klub”.

“Nga ana e biznesit, numri i sponsorëve dhe parave që do të kishte tërhequr do të kishte qenë e madhe. Edhe nëse do t’i kishit paguar shumë para, në një mënyrë të caktuar do kthenit të gjitha. Kështu që unë mund ta kuptoja vendimin në atë drejtim”.

“Me të vërtetë nuk më intereson. Nëse ai do të kishte ardhur do të na kishte ndihmuar sepse, për mua, ai ka qenë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.

“Ju luani me lojtarët që keni dhe mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë në këtë drejtim. Do të isha budalla nga unë të supozoja se çfarë do të ndodhte nëse një lojtar i caktuar do të vinte. Kjo ndodh në futboll gjatë gjithë kohës. Njerëzit supozohet se vijnë dhe përfundimisht ata nuk e bëjnë”.

“Unë gjithashtu isha mjaft i zënë në atë kohë gjithsesi”, përfundoi belgu. /Telegrafi/