Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, sot ka realizuar  një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen ‘’Bajram Bahtiri’’  në Prishtinë, lidhur me rastin ‘Sekiraqa-Capat’, ku mbeti i vrarë një person, më 2 shtator 2024.

Si rezultat i bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë dhe për Armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.