Drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Fahredin Verbovci më nuk do të jetë në këtë pozitë, pasi është marrë vendim për zëvendësimin e tij, mëson Gazeta Sinjali.

Në vend të tij, burime thonë se është është emëruar Fehmi Xhata, i cili ka qenë drejtor i Drejtorisë së Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Ndryshe, para dy ditësh ka thënë dorëheqje edhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti dhe në vend të tij është caktuar si ud. Fehmi Hoti.