Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kjo, si pasojë e një mosmarrëveshje verbale.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte tentuar t’ia drejtonte viktimës.
Në këtë rast, ka ndërhyrë edhe një person tjetër, i cili ka arritur t’ia marrë armën të dyshuarit të parë. Edhe ky nën kërcënimin e armës.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim policor”, ka njoftuar Policia.
Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, derisa Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera./Llapi.info






