Lokale - eSIMy

Një rast i rëndë është regjistruar në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ku një grua 54-vjeçare është sulmuar brutalisht nga vajza e saj 29-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është raportuar rreth orës 19:00.

Viktima është gjetur me lëndime të dukshme në fytyrë dhe është dërguar për trajtim në urgjencën e qytetit.

Sipas deklarimit të saj, rreth orës 15:00, derisa ndodhej në kuzhinë, ajo është sulmuar me një shkop druri nga vajza e saj.

Në momentin e ndërhyrjes policore, në vendin e ngjarjes është hasur edhe e dyshuara, e cila më pas është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nën përcjellje të policisë, për trajtim të mëtejshëm.

Pas trajtimit mjekësor, viktima është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet në procedurë.