Afati kalimtar i verës tashmë ka marrë një dimension tjetër, ku paratë më nuk janë më një problem për ekipet e mëdha.
Një prej ekipeve që po shpenzon në transferime është edhe skuadra spanjolle e Barcelonës, e cila po kërkon të përforcohet pas dështimit në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit, “sport360”, Milot Rashica është në radarin e klubit katalunas dhe mund të transferohet te kataluansit.
Sulmuesi i Werder Bremenit në këtë formë do ta zëvendësonte sulmuesin Luis Suarez, i cili sezonin e kaluar nuk ishte në nivelin e duhur si vite më parë.
Mediumi e përshkruan reprezentuesin e Kosovës si lojtar “aspak të qetë” duke vrapuar në të gjithë fushën dhe e gjen veten shpesh para portierëve.
Sa i përket ngjashmërive me sulmuesin Luis Suarez, mediumi i lartpërmendur thotë se hapi i paparashikueshëm i driblimeve dhe guximi për ta praktikuar atë në zona të ngushta është një veçori që i takon të dyve. Stili i ekzekutimit të gjuajtjeve të lira është një tjetër cilësi që i bashkon dy sulmuesit.
Ndryshe, futbollisti ynë ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman deri në vitin 2022 gjersa, sipas transfermarkt.de, kartoni i tij kushton 20 milionë euro.